Pacolli: Nuk aterova në Prishtinë, kisha frikë për ‘sulm terrorist’ ndaj meje

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacollit theksoi se është ndjerë i frikësuar se shteti mund të kryejë “ndonjë akt terrorist” mbi të, andaj vendosi të ateronte në Tiranë.

Ai këtë e tha pas aterimit në Aeroportin e Prishtinës, ku u prononcua për gazetarët.

Pacolli ka komentuar edhe postimin e kryeministrit në detyrë Albin Kurti, ku ai e sfidonte që të vij në debat bashke me presidentin Thaci.

‘’Postimi i zotit Kurti nuk më ka pëlqyer, ku më ka thirrur në konfrontim dhe unë në anën tjetër me policinë. Unë nuk jam kriminel. Cdo punë që e kam bërë për këtë shtet meritoj respekt. Unë jam qytetar i botës dhe kam zgjedhur të jetoj në Kosovë. Këtu dua të vazhdojë jetën dhe këtë të drejt nuk ia lë askujt të ma cenoj”, tha Pacolli.

Ai ka sqaruar edhe detajet lidhur me lejen e siguruar dhe kërkesat që ka bërë në përputhje me të gjitha rregullat.

“Unë kam qenë dy muaj i vetëizoluar. Leja ime e fluturimit njëherë është anuluar. Është kushtëzuar leja e dytë me implikime tjera, kinse në dhënien e lejes duhet involvuar disa ministri vitale të Kosovës. Unë fluturoj me një fluturake, unë herën e parë jam frikësuar nga institucionet e shtetit se mund të kryejnë ndonjë sulm terrorist në mua, andaj kam ndryshuar destinacion. Aterova në Tiranë’’, shtoi Pacolli.StrugaLajm

Ai tha se ka pasur presion të madh dhe se kjo pikërisht e ka nxitur që ai të vendos të kthehet në Kosovë. Pacolli po ashtu ka thënë se asnjëherë nuk ka kërkuar që për të të mos merren masat sikurse për qytetarët tjerë. Ka shtuar se nuk e di se kah do ta dërgojnë autoritetet e vendit.

“Asnjë moment nuk jam shprehur e as s’ka qenë në kokën time që të veproj jashtë normave. S’kam kërkuar asnjëherë të bëhet dallim për mua. Derisa e dua vendin tim, i nënshtrohem edhe të gjitha masave të ndërmarra. Unë nuk rezistoj. Unë i respektoj normat që janë marrë për të gjithë, ashtu edhe për mua. S’do ta toleroja asnjëherë që ndaj meje të ketë përparësi apo mangësi. Nëse ka rregull që është aplikuar për të gjithë qytetarët, unë do ta zbatoja”, ka thënë ai me të arritur.

Ai është ankuar në deklaratat e ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

In : Aktuale

Loading...
loading...