Paditet hajduti që në Kishë vodhi 2400 euro


Prokuroria publike në Shkup ka ngritur aktakuzë për personin, i cili vodhi në Kishë rreth 2400 euro. I dyshuari në natën e 22 marsit ka hapur me dhunë derën kryesore të Kishës “Shën Pjetri dhe Pali” në Gjorçe Petrov, duke marr nga arka 120 mijë denarë dhe nga shitorja e Kishës 30 mijë denarë të tjera.StrugaLajm

StrugaLajm

Prokurori përkatës, duke pasur parasysh faktin se bëhet fjalë për të akuzuarin, i cili ka kryer edhe më parë vjedhje të tilla dhe vepra të tjera penale, e duke ekzistuar rreziku i arratisjes së tij, dorëzoi në Gjykatën Penale edhe propozimin për t’i shqiptuar vjedhësit masën e paraburgimit.

In : Aktuale

Loading...
loading...