Paga prej 500 eurove është e mundshme

Qeveria e re sa ma shpejtë të bëjë revizion se sa është borxhi i shtetit si dhe sa është borxhi i institucioneve shtetërore ndaj kompanive private, që të mund komuniteti i biznesit të shqyrton mundësitë e bashkëpunimit të mëtutjeshëm me ato institucione shtetërore që janë borxhlinjtë më të mëdhenj ndaj kompanive të sektorit privat. Kështu ka deklaruar kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore në intervistën e dhënë për radion “Evropa e Lirë”. Borxhi i qeverisë apo shtetit ndaj kompanive private Hoxha thotë se spekulohet të jetë rreth 1 miliard euro, megjithëse kështu është edhe në shtetet e tjera ku shteti i ka borxh sektorit privat, por në fakt këto borxhe nuk guxojnë të jenë më gjatë se 3 muaj sepse në sektorin privat çdo borxh i vonuar ndikon negativisht për biznesin. “Lidhur me këtë është normale që qeveria e re sa më shpejt të bënë një revizion se sa është borxhi i shtetit ndaj sektorit privat që në si komunitet i biznesit në të ardhmen të kemi qasje se cilat institucione shtetërore janë borxhlinj më të mëdhenj që të rishqyrtojmë vendimet tona se a do të punojmë edhe në të ardhmen me këto institucione.”, thotë Hoxha. Sipas Hoxhës revizioni është detyrim i qeverisë sepse nëse edhe më tej shteti dëshiron të ketë bashkëpunim me sektorin privat prioritet duhet ët jetë të paguan gjitha borxhet që kanë ndaj sektorit privat për shkak se nëse investimet e reja që qeveria e re planifikon t’i realizon duhet të jenë në interes të biznesit në kuptimin të jenë investime profitabile. “Në këtë drejtim ne kemi përvoja të këqija kur investimet e deritanishme kanë qenë jo produktive dhe në si sektoriI biznesit nuk kemi pasur ndonjë përfitim nga investimet e këtilla por as shteti ka pasur ndonjë përfitim ekonomik sepse pothuajse të gjitha këto investime kanë qene politike se sa ekonomike”, thotë Hoxha . Duke folur për investitorët e huaj Hoxha konsideron se investitorët e huaj janë shumë të rëndësishëm për çdo shtet e në veçanti për Maqedoninë dhe me që Maqedonia pretendon të jetë pjese e BE-së kemi nevoje për investitorë të huaj. “Megjithatë shteti duhet të detyrohet një farë mënyrë të subvencion edhe kompanitë vendore që të mund të gjithë të kenë benefite. Kemi kompani vendore që mund të jenë furnizues të mirë për kompanitë e huaj në zonat e lira ekonomike dhe me këtë ata të kenë përftime”, thotë Hoxha. Në pyetjes se sa sektori i biznesit privat është i gatshëm të risë rrogën minimale apo rrogën mesatare deri më 500 euro, Hoxha thotë se në si odë ekonomike një kohë të gjatë promovojmë idenë se fuqi e lire punëtore në Maqedoni duhet të ndryshon sepse një politikë e këtillë sociale të fuqisë së lirë punëtore ne si shtet nuk mund të kemi ndonjë perspektive lidhure me shtetet të cilat na rrethojnë. “Në kontekst tjetër ne si biznesmen nuk mundemi me fuqi të lirë punëtore t’i mbajmë kapacitetet tona apo resurset njerëzore të rangjeve më të larta. Në këtë drejtim të gjitha kapacitetet që dalin nga universitetet tona që mendojmë se do të ishin të pranueshëm për kompanitë tona ata mendojnë se si të largohen nga shteti. Me rroga mesatare aktuale mendoj se nuk do të kemi ndonjë sukses dhe më tej do të mbetemi shtet social se sa shtet me ekonomi të zhvilluar. I pyeturi se sa realisht mund të rritet rroga minimale apo rroga mesatare kryetari Hoxha thotë se kjo është mundur për një periudhë pak më të gjatë. “Realisht kjo është e mundur për një periudhë më të gjatë për shembull nëse një kompani e rritë rrogën e punëtorëve për 10 euro ndërsa në Maqedoni në sektorin privat ka mbi 500 mijë të punësuar, atëherë kjo do të thotë se në duar e qytetarëve kemi i 5 milion euro më shumë. Këto para do të harxhohen sërish nga qytetarët dhe do të kemi qarkullim më të lartë të parave në treg dhe në këtë rast kompani mund të kenë benefite nga këto mjete. Me rroga mesatare aktuale mendoj se nuk do të kemi ndonjë sukses dhe më tej do të mbetemi shtet social se sa shtet me ekonomi të zhvilluar”, thotë Nebi Hoxha, kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore në intervistën për radion “Evropa e Lirë”.StrugaLajm

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...