Pamje nga vendi ku u aksidentua autobusi me shqiptar në Austri

Një aksident me pasagjerë që supozohet të kenë qenë nga Kosova ka ndodhur në orët e para të ditës së enjte në Austri.

Sipas mediave vendase, përcjell Telegrafi, aksidenti ka ndodhur në një autostradë pranë Eugendorf, ku si pasojë janë lënduar disa persona.

Aksidenti thuhet se ka ndodhur pak pas orës 03:00, derisa autobusi po shkonte në drejtim të Vjenës dhe supozohet se autobusi që shkonte nga Kosova është përplasur me një parmak prej betoni.StrugaLajm

Autoritetet kanë theksuar se në autobus gjendeshin 28 persona nga të cilët tre janë lënduar rëndë ndërsa 16 të tjerë lehtë.StrugaLajm

Po sipas autoriteteve në Austri, autobusi ishte nisur nga Kosova për në Hanover të Gjermanisë.

Ndërkohë janë publikuar edhe disa pamje nga vendi i ngjarjes. /Telegrafi/

In : Aktuale

Loading...
loading...