PAMJE TE RENDA/ Kamerierët rrahin barbarisht marokenin në Durrës

Publikohen pamjet e rënda të dhunës së ushtruar ndaj një shtetasi maroken në Durrës. Siç mund të shihni në video, 29-vjeçari Elmedi Nouak goditet barbarisht nga dy kamerierë, në mes të lokalit, në qytetin bregdetar.

Nuk dihet ende arsyeja e dhunës së ushtruar ndaj marokenit, por ky i fundit tha më herët se është dhunuar nga policia dhe ka qëndruar për 5 ditë i izoluar në birucë dhe lakuriq, pa ngrënë asgjë.

StrugaLajm


Në një sqarim, Policia e Durrësit njoftoi se marokeni ishte shfaqur në lokalin ku është dhunuar nga kamerierët, me sy të nxirë dhe i dehur, duke shqetësuar klientët.

Gjithashtu, policia tha se qytetarë të shumtë kishin telefonuar uniformat blu, duke shprehur shqetësimin se një i huaj, pikërisht 29-vjeçari, konfliktohej me kalimtarë të rastit te “Sheshi Pranvera”.Lojtës Videosh00:0000:30

In : Aktuale

Loading...
loading...