Panovski: Do të kishim shpëtuar 1.000 jetë nëse vaksinonim në janar dhe shkurt

Mjeku Nikolla Panovski në intervistën në TV Telma tha se për momentin shpejtësia me të cilën është vaksinuar nuk është shumë e rëndësishme, ishte e rëndësishme në janar dhe shkurt.

“Tani nuk ka rëndësi nëse vaksinimi do të shkojë shpejt, sepse situata është e qetë. Ishte e rëndësishme në janar, në shkurt për të vaksinuar një numër më të madh njerëzish, për të shpëtuar deri 1.000 jetë. Për të parandaluar atë përhapje. Për mua tani është më e rëndësishme që të kemi vaksina cilësore dhe deri në fund të shtatorit të vaksinohen të gjithë ata që duan dhe ata që ndryshojnë mendje. Sipas vlerësimit tim, do të jenë rreth një milion njerëz, të cilët do të vaksinohen deri në shtator”, thotë Panovski.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...