Bota është para një prove-ballafaqimi me një infeksion i cili përhapet si rrufe. Kur virusi po kosite vetëm në Kinë, ky lajm ishte i vendosur para përfundimit të bllokut informativ të mediave. Dalëngadalë po ngjitej në rend e informacioneve fillestare me afrimin në kufijt tonë. Tani është lajmi numër një. E kemi infeksionin në shtëpi!
Autore: Katerina Topalova
Nuk është koha për panik! Është koha për organizim dhe bashkësi!
Të gjithë kanë rolin e vetë në përballjen me virusin. Nga secili varet se si do të përparojë dhe me çfarë shpejtësie do ta shkatërrojmë atë. Nga secili varet a do të jenë në shtratin e spitalit. Nuk ka të privilegjuar! Ky është një alarm që tregon se është koha për të vepruar me mençuri!
Nëse doni një sistem funksional, duhet të kuptoni që ne jemi sistemi! Në situata krize në sipërfaqe dalin të gjitha anomalitë sociale. Mungesa e empatisë, mungesa e përgjegjësisë kolektive, ndërgjegjësimi i ulët, (jo) gatishmëria e shoqërisë për të njohur lajme të rëndësishme nga ato të parëndësishme.
Koronavirusi është një tjetër rikujtesë për vetënjohjen, kush jemi ne dhe ku kemi gabuar. Ky infeksion është një zë i fshehtë i padëgjueshëm se para natyrës ne jemi të gjithë të barabartë. Në telashe të gjithë jemi njëlloj dhe secili varen nga çdokush. Kur jetoni në një komunitet, askush nuk duhet të përjashtohet.
Në kushte të tilla më kujtohet rregulla e mollës së kalbur. Nëse në një kovë me molla të lëngshme dhe të shëndosha keni vetëm një mollë të kalbur, ajo nuk do të shëndoshet përshkak të mollave tjera, por do ti sëmurë edhe të shëndetshmet.
Në kushte të rehatisë harrojmë thjeshtësinë tonë, lakmojmë, tallemi, e ushqejmë egon tonë dhe largohemi nga vlerat tona thelbësore. Natyra gjithmonë gjen një mënyrë, më shpesh mizore, për të na rikthyer atje ku përkasim. Të gjithë jemi përpara vijës së kuqe. Virusi nuk zgjedh nga ngjyra e lëkurës, raca, mosha, fuqia, gjinia, thjeshtë godet! Të gjithë jemi të paprekshëm derisa të na prekë.
Në luftën kundër armikut shkohet në mënyrë të ndërlikuar dhe së bashku! Sidomos nëse ai është i padukshëm dhe kërcënon të gjithë! Nuk është koha për të treguar me gisht! Nuk është koha për heronj! Është koha për ta tejkaluar situatën për të shpëtuar veten!
Duhet ta kthejmë njerëzimin. Të jemi solidar dhe të mendojmë për veten dhe komunitetin. Përndryshe- të gjithë do të përfundojmë si mollat e shëndetshme në shoqërinë e mollës së kalbur!