Para, makina të shtrenjta, jeta luksoze e të rinjve shqiptarë ‘tërbon’ britanikët (Video)

Shuma të mëdha parash cash, orë të shtrenjta dhe makina super luksoze. Kjo është pamja e shqiptarëve që po ‘tërbojnë’ britanikët. Media britanike ‘Daily Mail’, ka publikuar një vide, ku shfaqen të rinjtë e pasur të Shqipërisë, që ekspozojnë luksin e tyre.

“Të rinjtë e pasur shqiptarë, shi me kartmonedha të ndryshme”, shkruhet në videon e publikuar nga media britanike. Nuk është hera e parë që mediat ndërkombëtare shkruajnë për të rinjtë e pasur të Shqipërisë, kryesisht për faktin se Shqipëria është një vend i varfër.

Pamje të tilla, tregojnë jetën e një numri shumë të vogël personash, ndërsa pjesa më e madhe e të rinjve kanë vështirësi ekonomike dhe shpesh nuk përballojnë dot studimet apo  shpenzime bazike në jetën e tyre.StrugaLajm

VIDEO: StrugaLajm

SPO
In : Aktuale

Loading...
loading...