Para se me ikë prej këtij vendi…

Para se me ikë, uluni në nji qoshe e vajtojeni çdo pikë djerse që e keni derdhë në këtë vend.
Vajtojeni çdo pikë gjaku të atyre që dhanë jetë, e u bënë “kurban” i kësaj toke.

Ç’malluni me çdo gjë që ju rrethon. Shijojeni bukën, ujin edhe ajrin e ndotur që na ka mbyt çdo ditë ngapak. Vajtojeni shtëpinë, rrugët, rininë! Para se me ikë, sigurohuni me ua mallku çdo taksë, votë, e çdo fije besimi qe ua keni dhënë atyre qe sot po u perzënë prej pragut tuajj. Mallkoni ata që ua kanë shkelë andrrat e ua kanë “rjepë” shpresat! Besa mallkoni edhe trupin tuaj që e ka duru çdo maltretim psiqik e fizik prej pushtetit!
E dini edhe ju, s’po shkoni në parajsë. Por të paktën pasardhësve tuaj u sigurohet arsimi, shëndetësia dhe çdo e drejtë njerëzore. Këtu gjithçka jemi, njerëz jo! Këtu as unë as ti s’kemi vlerë, t’paktën jo për ata qe ua kemi besu gjënë më t’shtrenjtë, atdheun.
Para se me ikë, lirojeni veten nga çdo helm që ua kanë injektuar në trup 20 vitet e fundit. Ik, por mos harro me u kthy se “ askujt nuk i shkon kungulli mbi ujë gjithmonë “ e as këtyre!

Besiana Kajtazaj /GazetaLetrareStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...