Paradite diell, pasdite mot jostabil

Moti në Maqedoni do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Vonë pasdite, posaçërisht nga fundi i ditës dhe gjatë natës do të jetë mot jostabil me reshje lokale të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullima, kryesisht në pjesët lindore dhe jugore. Do të fryjë erë mesatare veriore. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 11 deri 20, ndërsa ajo e ditës prej 28 deri 35 gradë.

UV indeksi do të ketë vlerën 8. Në Shkup mot i ngjashëm, me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Pasdite mot jostabil. Do të fryj erë nga drejtimi verior. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri 17 ndërsa ajo e ditës do të arrij deri 32 gradë.StrugaLajm

Gjatë fundjavës mot jostabil me reshje të rrëmbyeshme të shiut, bubullima dhe erë të kohëpaskohshme të përforcuar veriore, kryesisht në pjesët lindore dhe jugore të vendit. Temperaturat ditore do të jenë në ulje edhe të dielën edhe të hënën do të jetë më freskët me temperaturë e cila do të jetë nën 30-të gradë.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...