BLENDI PETROL
AktualeOpinion

PARTIA PËR PROSPERITET DEMOKRATIK-Musa MUSAI

Musa Musai

Shqiptarët në R. e Maqedonisë, prej vitit 1990, prej kur filloi pluralizmi politik, kanë krijuar disa parti politike. Kuptohet paria e pare ishte Partia për Prosperitet Demokratik – PPD ja. Kjo parti simotër e LDK së në Kosovë dhe PD së në Shqipëri, gjithëmonë bënte përpjekje për zgjidhje të përhershme kombëtare të shqiptarëve.
Rreth kësajë Pratie u vunë në shërbim shtresa më intelektuale, me bindje që ta ndryshoi gjendja politike ekonomike, sociale, kulturale gjithëkombëtare të shqiptarëve. Kuptohet se kjo parti ishte më shumë se lëvizje për çështjen shqiptare. PPD i orgaizoi shqiptarët, moralopolitikisht kundër shtetit Unitar Maqedonas dhe për shumë veprime politike. Për Iliridën, shkollimin cilësor, fillor të mesëm deri në sipëror. PPD për shqiptarët do të mbetet partia me vlera të mëdhaja, për aq sa do të ekzistojë historia e vet shqiptarëve. Kohëve të fundit po ndërtohen llojë llojë rrugë me vlera bashkëkohore por nuk e kan vlerën e rrugëve: via Kandavia dhe të via Egnaties. PPD krijoi dhe fabrikoi politikan cilësor, të gjitha niveleve me vlera intelektuale.
Armiqt e popullit shqiptar: Serbia, Greqia, sllavo-kopilët maqedonas, si dhe do me mjekra dhe pa mjekra u vunë në shërbim kundër PPD së dhe interesave të popullit të vet. Ata veprime, antikombëtare fillimishtë dolën nga PD – ja Tirana e Sali Berishës me do që sot nuk nuk u dihet as hupti ku e kanë.
Pra ata “patriot” përmes Dilber Vrionit, Ali Spahisë, Trita Shehut, me urdhër të Sali Berishoviqit, maskruan PPD – në, masakruan shqiptarët, në Maqedoni dhe Kosovë. Kuptohet se bekimin Sali Berisha e dha në Beograd. Pasojat e atyre viteve ende janë në shërbim të keqës edhe për ditët e sotme. Nuk jam nostalgjik,as merakli për funkcione, as puthador, as shërbetor, por shtroj pyetjen, pse gjithë atë urrejtje shqiptarët kundër shqiptarëve. PPD u hoq prej skenës politike, tamam kur ajo krijoi zenitin politik.
Kan kaluar 20 vjetë, shqiptarët hikin, prej shiut, bien në breshër, në acar më të thellë. Ende sllavokopilët luajnë gogla me ne. Kuptohet se ata që i lëpijnë sahnat bashkë po e rëndojnë situatën politike të shqiptarëve në Maqedoni. Shumë keq po luet me fatin tonë, ne shqiptarët tregojmë mos seriozitet politik për shqiptarët në Maqedoni. Pse ndodhin të gjitha këto mosmarëveshtje dhe mos bashkëpunim midis shqiptarëve. Kuptohet se ka sevdali, fodulla politik. Ata sa mire që rrijnë në fotele dhe gojën nuk e çelin por bajn vetëm AMIN. Amin bajnë edhe kur shqiptarëve u prehet fati. Mospërdorimi i simboleve, gjuhës, barazisë politike, mosfunkcionimi i zgjidhjes të përhershme të çështjes shqiptare, mos Federalizimi I Maqedonisë.
Mendoj ndoshta nuk kam të drejtë të flasi, në emër të partive ekzistuese, se nuk jam anëtar i asnjë partie. Votën e kam dhan duke menduar se diçka do të lëvize për të mirë. Por jam zhgënjyer. Prandaj si përfundim kisha propozuar: nëse ka ende njerëz që mund ta themelojnë PPD në, do ta kenë për nder, se vetëm përmes kuadrit intelektual do të ndryshoi gjendja politike e shqiptarëve në Maqedoni. Prandaj, e përfundoj mendimin se shqiptarët duhet ti bashkojnë vlerat, intelektuale, politike dhe zgjidhja e përhershme. Askush të mos i frigohet konkurencës, politike, ekonomike dhe dashurisë kombëtare.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button