PARTITË E SHQIPTARËVE NË MAQEDONI, SË BASHKU JANË PAK, TË NDARA JANË HIÇ!

Abdulla Mehmeti

Partitë politike të shqiptarëve në Maqedoni, së bashku janë pak, të ndara janë hiç, përballë politikave diskriminuese të pushtetit dhe kërcënimeve nga jashtë.

Partitë joshqiptare në Maqedoni janë rreshtuar me vite të tëra në dy blloqe të udhëhequra nga LSDM dhe OBRM-PDUKM (VMRO), marrin pjesë në të gjitha ciklet zgjedhore dhe i koordinojnë politikat e tyre në interes të popullit të tyre dhe të shtetit, bashkë me partitë e bashkësive të vogla etnike, turqit, romët, serbët, vllahët, boshnjakët dhe të tjerët, ndërsa shqiptarët, të diskriminuar me kushtetutë dhe ligje, të kërcënuar me strategji, elaborate dhe plane nga të huajit kundër tyre, i lejojnë vetes komoditetin të përçahen dhe copëtohen si mos më keq, në parti e klane, lidhje familjare dhe grupe interesi, që ende t’ua shpërlajnë trurin me propagandë se kush ka bërë më tepër deri më sot dhe kush mund t’ua sjellë ndryshimin në të ardhmen përmes zgjedhjeve të radhës! Edhe së bashku, partitë shqiptare përballë kësaj strategjie të përpunuar dhe zbatuar mirë e me kujdes nga të huajit janë shumë PAK, ndërsa të ndara e përçara janë HIÇ. Edhe sa cikle zgjedhore duhet t’u besojnë shqiptarët që më në fund ta ndajnë interesin dhe shpresat e tyre nga këto parti, kështu siç janë?!StrugaLajm

Çdo mashtrim, dështim e mossukses, shterpësi në ide dhe veprime, eksperiment pa rezultate pozitive, duhet ta ketë një fund, një NDAL se u bë tepër! E dhimbshme, apo jo?!StrugaLajm

(17 janar 2020)

In : Aktuale

Loading...
loading...