Një nënë nga Britania më në fund lindi një vajzë pasi pati 10 djem me radhë.
Alexis Brett pasi bëri një test shtatzënie doli pozitiv, dhe së bashku me burrin e saj ata menduan se do kishin një djalë tjetër, por ata bënë një skanim gjinor gjithsesi, transmeton lajmi.net.
Të dy Alexis dhe burri i saj ishin shumë nervozë kur hapën zarfin me rezultatet, prandaj djali i tyre Harrison vendosi ta hapte atë, dhe kur zbuluan se duhet të fillojnë të blejnë rroba për vajza ata u gëzuan jashtë mase.
Alexis sqaroi se ata ishin të mahnitur, dhe të magjepsur. Edhe pse janë një familje e madhe, ata janë të mësuar tashmë dhe ndihen të bekuar. /Lajmi.net/