Pas dënimit të Alimit dhe Gurrit, reagojnë nga BDI

Pas dënimit të dy funksionarëve të BDI-së për parregullsi zgjedhore, Ejup Alimit dhe Ismet Gurit me nga 3 vjet e gjysmë burg, partia e udhëhequr nga Ali Ahmeti, ka dërguar një kumtesë në të cilën thotë se nuk do ta komentojnë vendimin e sotëm deri në përfundim të procedurave në instancat më të larta gjyqësore, gjegjësisht në Apel dhe Supreme, megjithatë thonë se duhet që të marrë fund ndërhyrja politike në gjyqësorin Svarovski dhe Lui Viton.
“Besueshmëria e rrënuar e institucioneve të drejtësisë në sytë e qytetarëve si pasojë e ndërhyrjeve të vazhdueshme politike, dështimit të prokurorisë speciale, zhvatjes dhe lakmisë, Boki 13, Svarovski dhe Lui Viton motiveve duhet të marrë fund”, thonë nga BDI.StrugaLajm

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...