Pas katër viteve në pushtet Zaev fajëson Mickoskin për shtrenjtimin e rrymës

Kryeministri Zaev edhe pse ka katër vite që ai dhe partia e tij janë në pushtet fajtorin për shtrenjtimin e rrymës e gjen tek rivali i tij Mickovski dhe ish kryeministri Nikolla Gruevskit të cilët sipas tij kanë krijuar varësi të shtetit nga importi i energjisë elektrike, transmeton INA.

Ashpërsimi i fjalorit të kryeministrit ndodh kur rivali i tij Mickoski për sot pas dite ka paralajmëruar protesta masive kundër shtrenjtimit të çmimit të energjisë elektrike.

“Rritje e çmimit të energjisë elektrike për 100 për qind, heqje e tarifës së lirë të energjisë elektrike, varësia e shtetit nga importi i energjisë elektrike janë arritjet e Hristijan Mickoskit si drejtor i Elektranave të Maqedonisë së Veriut (EMV/ELEM) dhe këshilltar për energjetikë i Nikolla Gruevskit”, potencojnë nga LSDM.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...