Pas Malit të Zi edhe Australia me kryeministër shqiptar, Ibrahimi: Vetëm tek ne premtojnë kryeministër e na japin “avokat poplli” shqiptar

Ditën e sotme, në mediat shqiptare qarkulloi lajmi që Antoini Albanese shqiptar me prejardhje nga arbëreshët e Italisë mund të jetë kryeministri i ardhshëm i Australisë. Pak kohë më parë edhe Dritan Abazoviç u bë kryeninistër i Malit të Zi, shkruan InfoShqip.

Në lidhje me këto ngjarje, Zeqirija Ibrahimi nga Alternanativa, reagoi duke ironizuar me kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti për premtimin që ky i fundit bëri për kryeministrin shqiptar.

Në vazhdim mund ta lexoni reagimin:StrugaLajm

“Pas Malit të Zi, edhe Australia me një kryeministër me origjinë shqiptare.
Veç te ne disa pleq flokëthinjur i mashtrojnë shqiptarët me kryeministër shqiptar dhe pastaj u japin avokat pop’lli shqiptar.
Si ishte ajo barcoleta, paguan byrek me djathë dhe merr byrek me gjizë”
 – përfundoi Ibraimi.

In : Aktuale

Loading...
loading...