Patritotët me bateria

StrugaLajm

Ish- kryeministri Sali Berisha presidentit serb, Aleksandar Vuçiq e ka quajtur një Milosheviq, i cili kreu krime monstruoze në Kosovë. Por, jo rrallë herë Vuçiq ka marrë dekorata, mirënjohje dhe fjalë miradie nga liderë shqiptarë. Edhe atë nga liderë që shiten si patriotë, dhe gojën e kanë plotë shqiptari.
Pikërisht këta patriot sot kanë drejtuar akuza të ulëta ndaj Alternativës për Ndryshim, parti e re, e cila gëzon mbështetjen e qytetarëve të Preshevës dhe që së fundi ka realizuar reforma të thella dhe projekte kapitale në të mirë të të gjithë qytetarëve.
Gjithë ky sulm dhe mjegullnaj vjenë nga disa patri të vjetra, të cilat në mungesë të një vizioni dhe platformave politike për vite me rradhë kanë zbatuar skenare për të ndarë qytetarët e kësaj ane në tradhtarë dhe patriot, duke inskenuar tensione dhe retorikë boshe, me të vetmin qëllim pushtetin dhe keqpërdorimin e parave të buxhetit i cili buron nga taksat e qytetarëve.
Mentaliteti i tyre sot akuzon kryetarin e kësaj komune Shqipërim Arifi për bashkëpunim me Beogradin, ndërsa vetë janë ulur në Parlamentin serb, janë ata, gjegjësisht krytari i PDSH-së, Ragmi Mustafa që i ka dhënë mirënjohje presidentit Vucic, dhe ka lejuar largimin e Lapidarit të ushtarëve të UÇPBM-së në qendrën e Preshevës, pa asnjë përgjegjësi politike, edhe kishte paralajmëruar dorëheqjen.
Por, kush është partriot në këtë rastë, ai që mashtron apo ai që punon? Cili është më patriot ai që lëhtëson jetën e qytetarëve me projekte dhe investime kapitale apo ai që në mungesë të një programi dhe vizioni qeverisës shanë, akuzon, synon tensione dhe përcarje të popullsisë?…
Këto përgjigje sigurishtë qytetarët e Preshevës do ti japin në garat e ardhshme elektorale në këtë komunë. Qytetarët e Preshevës do të vlerësojnë se kush për dekada me rradhë e la Preshevën si komunë më të varfër në Serbi dhe kush përfitoi nga qeverisjet e partive të vjetra gjatë gjithë kësaj periudhe kohore. (Arlinda Hoti)StrugaLajm


Loading...
loading...