Pavle Trajanov: Shqiptarët nuk janë më shumë se 20 për qind

Sipas Pavle Trajanov, kryetarit të Lidhjes Demokratike, rreth 90% e banorëve të cilët nuk janë regjistruar, që paraqet 7,3% nga numri i përgjithshëm i banorëve të evidentuar, janë me përkatësi etnike maqedonase. Sipas analizës së partisë së tij, Trajanov në emisionin “Studio 10” në Tv24, thotë se shqiptarët në Maqedoni janë vetëm 20% dhe për këtë përgjegjësi duhet të kenë liderët e tyre politik.

Trajanov thotë se partia e tij ka patur informata paraprake që në kohën e realizimit të operacionit statistikor se maqedonasit nuk duan të regjistrohen dhe se regjistrimi nuk do të jetë pasqyrim i gjendjes faktike.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...