PENDAROVSKI HOQI MASKEN?!

Xhevdet Nasufi


Historia po përsëritet! pushtetarët maqedonas e në këtë rast Pendarovski hoqën maskën,kurse pushtetarët shqiptarë ia mbulojnë fëtyren,përtej kundërshtisë së qytetarit shqiptar,që e votoi për kryetar të shtetit. Drejt dhe paekuivok Pendarovski deklaroi: Kosova nuk është në agjendën e amerikanëve.
Dikur përpjekjeve të këtilla denigruese sllave shqiparët u përgjigjeshin me imanencë kombëtare,që gjithmonë ka qënë në funksion të emanicipimit kombëtar të tyre. Me ardhjen e Ali Ahmetit dhe regjimit që menaxhon, kjo imanencë kombëtare u detronizua dhe u konvertua në qytetari sorosiane senile majtiste në interes të dreqit. Pra, i thonshin koncept ideor këtij mosreagimi shqiptarë që realisht patronizon konceptin komb-shtet për maqedonasit në Maqedoninë e Veriut.
Pendarovski lançoj zëshëm konstruksionin paragjykues: Kosova nuk është më në agjendën amerikane,,kurse në ate prioritare jo se jo.Deklarim i guximshëm dhe i prerë.
Miq të dashur! Kosova dje mbylli një proçes zgjedhor shembull për Europën e Bashkuar,sepse për Ballkanin po se po. Bile ndoshta kjo sprovë ishte që Biden thirë në takimin e demokratëve të botës Kosovën.
Nuk ka dilemë se të gjithë shqiptarët që e kanë Kosovën brengë dhe përkujdes të veçantë, deklarimi i Pendarovskit nuk i lumturon,pavarsisht se ky deklarim i Pendarovskit i përngjet ëndrrës, që sipas Frojdit është dëshirë e ëndrruesit(kosova të mos jetë në agjendën e Amerikës). Përtej kësaj, Ali Ahmeti dhe partia e tij nuk duhet të hesht siç po vepron tani e gjatë kohë.Kjo heshtje vret edhe më shumë se deklarimi i zëshëm i Pendarovskit që si rrjedhoj vëndon në dyshim përkushtimin kosovar të vet heshtakëve. Vall, mos mendohet se ne shqiptarët sipas logjikës së Pendarovskit miqësin dhe lidhshmërinë amerikane ta kompenzojm dhe zëvendësojm me Vuçiqin dhe Zaevin?!
Përfundimisht,qeverisja shqiptare në MV ka detyrimin kombëtar të mirkordinojë veprimet në rrafshin rajonal me Kosovën,qeverinë aktuale dhe legjitime Kurti2 dhe të inkurajoj ate në dialogun me Serbinë si prioritet kombëtar.Kjo do të ishte diplomaci e zgjuar dhe vëllazëri e dëshiruar. Por a bëhet kjo me këtë strukturë qeverisëse të kohës?
Pendarovski ka qënë për vite i caktuar nga Crvenkovski personi i parë për siguri në presidencën e vëndit. Koncepti dhe ideshmëria politike e Crvenkovskit dhe partisë së tij është e njohur në raport me shqiptarët.Vëmendësia ndaj kësaj asnjëher nuk duhet të mungojë. Andaj, deklarimi i Pendarovskit deklasifikon porosi për shqiptarët,qoft në rrafshin e marëdhënieve shqiptare – maqedonase, ashtu edhe në rafshin ndërkombëtar dhe rajonal. Pra,kjo edhe më tej e dramatizon deklarimin e tij në aludimin se gjoja shqiptarët për Amerikën nuk janë ata që ishin në fundvitet e nëntëdhjetës dhe fillimvitet e dymijshës.
Dhe të kuptohemi,nëse vota e estabilishmentit politik të BDI-së me në krye Aliun ka qënë blanco për zgjedhjen e Pendarovskit për kryetar shteti, kjo nuk ka qënë edhe vullnet i qytetartit shqiptar.Andaj Pendarovski nuk ka të drejtë të denigrojë shqiptarët votues të tij.
Përtej paragjykimeve është historike përkushtushmëria e shqiptarëve dhe kosovarëve në veçanti ndaj Amerikës dhe popullit të saj. Ky përkushtim i palëkundur proamerikan i shqiptarëve ,jo që nuk ka pushuar, por gjithmon me tërë fuqinë e vetë i ka mbrojtur simbolet dhe vlerat e Amerikës, kur të tjerët këto i kanë sulmuar brutalisht edhe në Ballkan,veçmas gjatë luftërave të fundit,përfshi edhe vandalizmat para ambasadës amerikane në Shkup.
Si përfundim dhe meditim i zëshëm, irelevanca amerikane ndaj politikanëve që mjegullojn politiken është e mirënjohur.Është historike përkushtushmëria proamerikës e shqiptarëve.Ajo nuk është dallg kaluese.Është imanencë e ndërtuar gjatë historisë.Kujtojm vetëm Konferencën e Parisit 1919 e cila pos që fuqishëm legjitimojë parimin e Woodrow Wilsonit: Sistemet,qoft kombëtare apo ndërkombëtarë nuk duhet të bazohen në ekuilibrin e forcës(qëndrim avropian),por në vetvendosjen nacionale.Andej Pendarovski paragjykon padrejtësisht dhe qëllimisht shqiptarët.StrugaLajmStrugaLajm


Loading...
loading...