Pendarovski tregon se si mund të bëhet shteti anëtar i BE-së para vitit 2030

 

Sipas presidentit Stevo Pendarovski, opozita maqedonase mendon nga aspekti i ngushtë partiak, dhe jo në mënyrë strategjike për sa i përket integrimit evropian dhe ndryshimeve kushtetuese, shkruan Alsat.

Ai shton se zgjedhja tani është e qartë – ose jeni për Evropën ose jeni kundër saj. Pendarovski shtoi se qëndrimi për zgjedhjet ishte mendim partiak, e jo reflektim për drejtimin e vendit.

“Nëse po kërkoni arsye të brendshme politike pse nuk votoni për vazhdimin e rrugës së Maqedonisë drejt Bashkimit Evropian, dhe thoni “ne jemi gati të votojmë për Evropën, vetëm se Makroni nuk na do”, kjo është tjetër. Të jemi të saktë, të jemi realistë, të jemi të drejtë me miqtë tanë evropianë. Deri më tani, asnjë nga zyrtarët evropianë nuk ka thënë se Ballkani Perëndimor nuk do të hyjë”, tha Stevo Pendarovski – President.

Sipas Pendarovskit, deklarata e fundit e presidentit francez Emanuel Makron, i cili foli për të ashtuquajturën “Evropa me dy shpejtësi”, nuk do të thotë se Bashkimi nuk do të zgjerohet me vendet e rajonit. Prova në këtë drejtim, siç shtoi Pendarovski, është fakti se me nismën e Francës, u arrit marrëveshja për kornizën negociuese për vendin. Duke komentuar njoftimet për zgjerimin e Bashkimit deri në vitin 2030, Pendarovski shprehu optimizëm të kushtëzuar.StrugaLajm

“Pa pengesa të brendshme, siç shohim për fat të keq nga opozita maqedonase, është e mundur edhe para këtij afati dhe kjo konfirmohet përsëri nga ministrja e Francës për Evropën, e cila tha se “ disa nga vendet e Ballkanit Perëndimor mund të hyjnë para vitit 2030”, theksoi Stevo Pendarovski – President.

Një ditë më parë kryeministri Dimitar Kovaçevski u shpreh gjithashtu i bindur se vendi mund të anëtarësohet në Bashkimin Evropian edhe para vitit 2030, nëse plotësohen kriteret.

Ndërkohë, se si do të jetë procesi i zgjerimit dhe si do të zhvillohet paralelisht procesi i reformave brenda Bashkimit Evropian, do të dihet pas Samitit të Unionit në Spanjë, më 5 tetor.

Në këtë Samit, autoritetet vendase presin që njoftimi i Presidentit të Këshillit Evropian Mishel për zgjerimin në vitin 2030, të shndërrohet në një përfundim konkret të institucioneve evropiane./ Alsat

In : Aktuale

Loading...
loading...