Pensionistët mund të vozisin deri në 70 vjet

Pas katër muajsh sot në procedurë kuvendore para deputetëve pritet të shpalosen ndryshimet e Ligjit për siguri në rrugë dhe komunikacion. Ndryshimet parashohin pajtueshmëri me praktikën evropiane në drejtim të rregullimit të punës së auto shkollave dhe rritjes së kufirit për arritje të lejes për vozitje dhe drejtim të automjeteve, informon KOHA.

Me ndryshimet e ligjit parashihet që leje për vozitje të kategorisë B mund të merr personi që ka mbush 17 vjet e jo siç ishte më herët 16 vjet. Njëkohësisht, ndryshimet parashohin që personat të cilët marrin leje në moshë më shumë se 55 vjet, leja ju jepet në afat deri më 70 vjet në vend se deri tash siç ishte deri 65. Ndërsa personave deri në 70 vjet u jepet leje me vlerë prej 3 vitesh.StrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...