Pensionisti zviceran që i shkaktoi vdekjen Elidës ,nuk ka pasur të drejtë të drejtojë veturën

Shqipëtarja e re 19-vjeçare tashmë e ndjerë nga Tetova, Elida Osmani gjatë ditës së djeshme u goditë nga një pensionist zviceran 80-vjeçar, në vendkalimin e rregullt të këmbësorëve. Tashmë gjërat janë zbardhur më hollësisht: Ai nuk ka pasur fare të drejtë të drejtojë veturën.

Sipas hetimeve më të hollësishme të së përditshmes zvicerane „Blick“, pensionisti zviceran nuk ka pasur fare të drejtë të ulet prapa timonit, pasi atij i ishte konfiskuar patenta e shoferit, përcjellë „Shtegu.com“. Me profesion ka qenë dentist, ndërsa ndaj tij është urdhëruar kontrolli i gjakut dhe urinës.

Lidhur me rastin tragjik, kushëriri i familjes Bedri Asani ka pohuar se pensionisti duhet të mbajë përgjegjësi për aksidentin. „Por edhe Komuna e Lenzburgut duhet të bëjë diç. Ndoshta vendkalimet për këmbësorë t`i ndriçojë më mirë. Pra, që të mos shuhen jetë të tjera“, ka përfunduar Asani.StrugaLajm

In : Aktuale, Rajoni

Loading...
loading...