Pensionohet mjeku Nexhmi Sela,mjekët dhe drejtori Jetmir Ziba i organizojnë takim falenderimi!

Me rastin e daljes në pension të Dr. Nexhmi Sela, specialist i infektologjisë,Në Spitalin e Nefrologjisë në Strugë u organizua një ceremoni e denjë për të shprehur mirënjohjen e thellë për punën e çmuar të tij.Në fjalën e tij drejtori Jetmir Ziba potencoi se Dr. Sela ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për institucionin gjatë gjithë këtyre viteve, duke qenë gjithmonë i gatshëm për bashkëpunim dhe tërësisht i përkushtuar ndaj kujdesit për pacientët.

“Në emër të të gjithë stafit dhe pacientëve, e falenderojmë për përkushtimin dhe përpjekjet e tij të palodhura. Dr. Nexhmiut i urojmë jetë të gjatë dhe me plot shëndet, dhe ta shijojë pensionin me zemër të qetë dhe të lumtur”përfundoi Ziba para mjekëve dhe personelit të këtij institucioni shëndetësor.Dr. Nexhmi Sela, lindi në vitin 1960 në fshatin Livadhi, që nga viti 2002 punon si specialist infektolog në Spitalin e Specializuar për Nefrologji në Strugë. Ai merret me parandalimin dhe trajtimin e sëmundjeve infektive, aplikimin e masave profilaktike, siç është vaksinimi kundër Hepatitit B për pacientët në hemodializë, si dhe ndarjen e HBsAg dhe anti-HCV në sallat e hemodializës. Dr. Sela është infektologu i parë shqiptar në rrethinën e Strugës.(Strugalajm.com)

StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...