Për 24 orë janë regjistruar 1.554 raste të reja me covid-19

Ministria e Shëndetësisë ka kumtuar të dhënat e fundit për situatën me Kovid-19 në Maqedoninë e Veriut.

Për 24 orë janë regjistruar 1.554 raste të reja pozitive, nga realizimi i 4.153 testimeve.

Nga rastet e reja, 216 pacientë janë infektuar për të dytën herë.

Në po të njëjtën periudhë janë regjistruar edhe 1.843 të shëruar dhe 12 viktima.StrugaLajm

Në mënyrë shtesë, në Regjistrin për persona të vdekur nga Kovid-19 janë regjistruar edhe 12 viktima të tjera që kanë ndërruar jetë gjatë periudhës 31.01.2021 – 06.02.2022.

Raste aktive janë 11.748.

In : Aktuale

Loading...
loading...