Për çfarë ndryshimesh trumbetohet-Lebit Murtishi

1.
Në qoftë se partitë politike shqiptare në pushtet
(në krye me BDI-në) ka kohë që, edhe me fjalë
edhe me vepra, në shkëmbim të kolltuqeve dhe të
interesave materiale, kanë flijuar paturpësisht
çështjen kombëtare shqiptare, ato të opozitës e
kanë ende të hapur mundësinë dhe nderin historik,
që të bëjnë hapin e parë drejt ndryshimeve politike,
racionale, në interes të popullit dhe vendit të vet…
Por, posa mendojmë për rrugën e ndryshimeve,
na del përpara pengesa e parë, katërcipërisht e
pakapërcyeshme! Na del përpara ajo pengesë që
partitë politike shqiptare kurrë nuk ia thonë hapur
popullit që i voton. Dhe kur është kështu, del se
gënjejnë për t’i zënë vendin në pushtet oponentit
të tyre politik…


Edhe si opozitë edhe si pjesë e qeverisjes, partitë
shqiptare, pa votën e njërës parti maqedonase, të
cilat e kanë të siguruar dominancën e qeverisjes,
nuk arrihet asgjë. Ndaj duhet bërë vërtet ndryshime,
por jo ndryshime në kolltuqet e pushtetit, por
ndryshime në qasjen e problemit që kemi përpara…
Dhe rruga më e mirë, meqenëse nuk na funksionojnë
institucionet e Akademive të Shkencave, mbetet
organizimi (nga partitë opozitare) i një Tribune
Shkencore, ku do të trajtohej shkencërisht çështja
që kemi përpara, dhe ku do të mirrte vulën e veprimit
nga njerëz kompetentë një Platformë e munguar
Kombëtare. Përndryshe, sllogani që dëgjohet
për ndryshime, do të vazhdojë të fshehë kuptimin
e vërtetë, që do të thotë : Ik ti të vij unë!…
2.
Që të marrim përgjegjësi të përbashkëta, duhet
të hedhim një themel të përbashkët. Gjithashtu,
që të kërkosh votën e shqiptarit dhe t’i premtosh
,,ndryshime” pa i treguar rrugën e daljes nga ky
kazan i mbyllur ku është katandisur, nuk është
as serioze e as njerëzore. Kujtoni vetëm një çast
(ju pretendentë për vendin e deputetit) si vepruan
dikur deputetët si Ismail Qemali, Hasan Prishtina
e shumë të tjerë, në kohën që, vazhdimi i akomodimit
në kolltuqet e parlamentit perandorak turk, ishte i
barabartë me vdekjen e sigurt të popullit shqiptar.
Mos vallë shpërnguljen masive të rinisë tonë nga
trojet e të parëve e pret ndonjë fat tjetër?!!StrugaLajmStrugaLajm


Loading...
loading...