Një milioner britanik është akuzuar se ka ndërtuar ilegalisht një mur afërsisht pesë metra të lartë nga toka për të bllokuar pamjen e komshiut të tij të parë.
Ish-komisioneri i policisë dhe krimit, Stephen Bett, ndërtoi pengesën pasi mbolli 95 pemë – të përdorura zakonisht në skajet e pronave – por ato u shkatërruan nga një person i panjohur .
Si përgjigje, Bett instaloi një linjë kashte të rrumbullakëta gjigante të vendosura mbi njëra-tjetrën afër kufirit të tij, transmeton rtv21.tv.
Bett ka një pasuri të madhe me një rezidencë të shekullit të 18-të, ndërsa Turner ka një shtëpi më modeste.
Turner, i cili është kujdestari i nënës së tij, pati një konflikt me komshiun e tij për këtë çështje. Kur u ndërtua muri, ai u ankua dhe e rrëzoi atë.
Por që atëherë, muri është rindërtuar por më i fortë dhe më i vështirë për t’u rrëzuar.