Për katër vite ka fituar 2 milionë euro në ‘Facebook’ dhe ‘Pazar 3’, policia e Maqedonisë e kërkon

Një qytetar i Maqedonisë gjatë viteve 2014, 2015, 2016 dhe 2017 ka fituar 12 milionë denarë, respektivisht 2 milionë euro. Fitimin e ka krijuar përmes rrjetit social “Facebook” dhe përmes faqes “Pazar 3”. Mirëpo fitimin nuk e ka paraqitur në Drejtorinë e të Hyrave Publike, prandaj tani përballet me padi policore, shkruan Gazeta Lajm. Bëhet fjalë për një 30 vjeçar nga Negotina, të cilin policia e dyshon se ka fshehur tatim në vlerë prej 1.2 milionë denarëve (rreth 200 mijë euro).

“Zyra e jashtme për çështje krimi në Nengotinë ka ngritur padi penale kundër D.K. (30) për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ‘fshehje tatimi”. Gjatë vitieve 2014, 2015, 2016 dhe 2017, i pandehuri përmes rrjeteve sociale ‘Facebook’ dhe ‘Pazar3’ ka ofruar shërbime për ndërmjetësim gjatë punësimit në vendet e Evropës perëndimore, me ç’rast personave të interesuar u ka marrë për kompensim, provizion dhe përkthime gjyqësore nga 20.000 deri 50.000 denarë. Në këtë mënyrë i pandehuri ka përfituar në mënyrë antiligjore 12.008.038 denarë, të cilat nuk i ka paraqitur në fletëparaqitjen vjetore të tatimit. Në këtë mënyrë, i pandehuri e ka dëmtuar Buxhetin e RM-së në vlerë prej 1.176.110 denarëve”, njoftoi Ministria e punëve të brendshme.StrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...