Për një javë 637 të sëmurë me grip

Gjatë javës së tretë të vitit 2018 (nga 15.01.2018 – 21.01.2018), në Republikën e Maqedonisë janë raportuar 637 raste të gripit, krahasuar me javën e kaluar (246) ka një rritje prej 74% të numrit të të sëmurëve, njofton Koha.

Krahasuar me sezonin e kaluar (2.417) ka një rënie të madhe të numrit të të sëmurëve në javën e parë për pothuajse 73,6%.

Aktiviteti i virusit është nën nivelin sezonal dhe ende nuk është arrirë pragu i fillimit të sezonit të gripit.StrugaLajm

Sipas moshës, gjatë javës së tretë numri më i madh i të sëmurëve– 412 janë regjistruar në grupmoshën 15-64 vjet, ndërsa incidencë më e lartë prej 61,1/100.000 banorë tek fëmijët nga 0-4 vjet.StrugaLajm

Gjatë sezonit 2017/2018 numri i përgjithshëm i të sëmurëve nga gripi është 2.393

Krahasuar me të njëjtën periudhë të sezonit të kaluar (31.735) ka një rënie të shumëfishtë të numrit të përgjithshëm të rasteve të raportuara.

In : Aktuale

Loading...
loading...