Për pazar në Strugë, shqiptarët në kërkim të çmimeve më të lira

Shumica e kalimeve ditore nga pika kufitare e Qafë-Thanës nga Shqipëria drejt Maqedonisë së Veriut, nuk janë për çështje pune apo udhëtime turistike.

Por, për të bërë pazar dhe për të blerë më lirë mallra ushqimore dhe të konsumit të përditshëm.

Këtë fakt e pohojnë vetë qytetarët që i kanë provuar çmimet më të lira në qytetet e Strugës apo Ohrit, në Maqedoninë e Veriut.StrugaLajm

Madje, këtë praktikë të të bërit pazar përtej kufirit nuk po e ndjekin vetëm banorët e qyteteve pranë kufirit, por edhe ata të qyteteve më të largëta.StrugaLajm

Rritja e çmimeve të ushqimeve dhe karburantit në vendin tonë i është faturuar kryesisht situatës së luftës në Ukrainë.

In : Aktuale

Loading...
loading...