Për shkak të dyshimit të veprës së kryer “Pjesëmarrje në rrahje”, stacioni policor në Strugë deri te Prokurori Publik ngriti padi penale kundër shtatë personave nga fshati Kalishtë i Strugës, informon policia.
7 personat kanë kryer veprën penale më 16 shtator të këtij viti, në klubin e natës “Oaza” në Strugë,ku një nga personat e ka goditur një person me shishe në kokë dhe më Pas shokët e tij morën pjesë në sulmin fizik,informon SPB-Ohër.