Për të arritur Evropën, na duhen 50 vite!

Bruto Prodhimi Vendor (BPV) është një tregues i rëndësishëm se sa një shtet është i pasur. Sipas Raportit të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), publikuar në muajin tetor të këtij viti, nga 190 shtete të botës, Maqedonia radhitet në vendin e 97 me BPV për kokë banori prej 5,276 dollarë, shkruan gazeta KOHA. Krahasuar me vendet e rajonit, Mali Zi qëndron më lartë se Maqedonia me BPV për kokë banori, prej 6718 dollarë, ndërsa më poshtë se Maqedonia radhitet Shqipëria me 4268 dollarë.

Ndërkohë, krahasuar me vendet e BE-së, Maqedonia është shumë larg Luksemburgut, e cila sipas FMN-së, zë vendin e parë me BPV për kokë banori prej 101.715 dollarë apo Zvicrës, e cila është radhitur në vendin e dytë me BPV për kokë banori prej 78.245 dollarë. Prej, vendeve të ish Jugosllavisë që tani janë pjesë e BE-së, Sllovenia zë vendin e 39-të me 21.062 dollarë për kokë banori, Kroacia me 12.046 dollarë dhe gjendet në vendin 61, si dhe Serbia që radhitet menjëherë pas Maqedonisë me 5.397 dollarë për kokë banori.

Greqia, e cila vite me radhë ka krizë ekonomike, sipas FMN-së ka BPV për kokë banori 17,806 dollarë dhe është pozicionuar në vendin 45 nga 190 vende të botës. Sipas ekspertëve ekonomik, që në Maqedoni të këtë rritje të BPV për kokë banori dhe të arrijë në nivelin e shteteve të BE-së, do t’i duhen shumë vite, ndoshta më shumë se gjysmë shekulli dhe për këtë duhet të investojë në potencialet afatgjatë që ka Maqedonia si dhe të ketë rritje ekonomike mbi 4 për qind.

“Çdo shtet që është në nivelin më të lartë të zhvillimit ekonomik, këtë e realizon para së gjithash nga resurset që ka, siç janë politikat ekonomike të udhëhequra për rritjen e pasurisë kombëtare si dhe standardit jetësor të qytetarëve”, thotë pë KOHA, Marjan Petreski, ekspertë ekonomik.

Që të mund Maqedonia me një temp më të fortë të radhitet në mesin e 30 shteteve që kanë BPV për kokë banori mbi 40 mijë dollarë, duhet të investon në tre shtylla potenciale. “E para do të ishte kapaciteti fizik, në kuptimit e potencialit prodhues ekonomik, i cili tani më ka filluar të këtë një lëvizje pozitive me investimet e huaja. Shtylla e dytë do të ishte kapitali njerëzor, ku ende nuk kemi rezultate të duhura”, thotë Petreski.

Ndërsa, sipas Petreskit, që Maqedonia të këtë rritje të BPV-së për kokë banori dhe të jetë i përafërt me vendet e BE-së, është më se e domosdoshme të bëhen reforma thelbësore në arsim. “Reforma thelbësore në arsim si dhe përforcimin e cilësisë në arsim në çdo nivel, sepse janë reforma kyç e që do të luanin rol shumë të rëndësishëm për rritjen e potencialit ekonomik”, thotë Petreski. Dhe shtylla e tretë jo pak e rëndësishme për rritje ekonomike, sipas Petreskit, është funksionimi i institucioneve shtetërore dhe sundimit e së drejtës.StrugaLajm

“Institucioni të forta dhe kredibile që garantojnë lojë fer dhe paanshmëri janë reforma kyç për rritje ekonomike afatgjate. Mund të vërehet qartë se në shumë fronte të këtilla ekonomike, Maqedonia nuk performon mirë, sa që mund të them se kemi humbur shumë kohë gjatë këtyre 25 viteve, duke mos realizuar reforma të mira apo kemi realizuar reforma të gabuara”, thotë Marjan Petreski, ekspert ekonomik. Akademiku Abdylmenaf Bexheti shprehet për KOHA se BPV-ja në vlerën nominale, është në nivel 50 për qind te mesatares në botë, që shkon rreth 10 mije dollarë dhe Maqedoni duhet të krahasohet me mesataren e vendeve të regjionit dhe jo me vendet që kanë BPV për kokë banori mbi 50 mijë, e aq më pak me vendet si Luksemburgu e Katari.

“Krahasimi më real do ishte me vendet e Ballkanit Perëndimor. Gjithashtu, krahasimet absolute nuk na tregojnë shumë çka në lidhje me standardit jetësor. Mendoj se më e rëndësishme është tendenca dhe intensiteti i zhvillimit”, thotë Abdylmenaf Bexheti.

Sipas akademikun Bexheti, nëse analizohen shënimet në seri kohore të qëndrueshme prej vitit 2002-2015, për më se 14 vite norma mesatare e rritjes ekonomike është rreth 2.5 për qind dhe kjo tregon për dinamikën dhe intensitetin tejet të ulët të rritjes ekonomike, si bazë e standardit jetësor të një vendi.

“Krahasimi tjetër i vyeshëm do ishte ai i potencialit dhe, sipas studimeve e vlerësimeve tona, potenciali i rritjes ekonomike vjetore shkon në rreth 5.5 deri 6 për qind, që do të thotë se ekonomia jonë performon mesatarisht rreth 2 herë e gjysmë më keq sesa që mundet”, thotë akademiku Abdylmenaf Bexheti.

In : Aktuale

Loading...
loading...