Për vrasjen në Strugë,policia merr në bisedë informative disa persona

Nuk ka ende asnjë të dyshuar për vrasjen e Dilaver Bojkut. Policia është duke punuar në mënyrë intensive në kapjen e autorit. Nga SPB Ohër për TV Shenja thanë se në bisedë informative kanë ftuar disa persona dhe janë realizuar anketa me qytetarët.
Përveç autorit, për MPB-në të paktën zyrtarisht janë ende të panjohura edhe motivet e vrasjes.

Kujtojmë se Dilaver Bojku – Leku u qëllua për vdekje tre ditë më parë me plumb në kokë, në restorantin e tij “Aqua Blue”.StrugaLajm

Vrasësi në momentin që ka shtënë ndaj Bojkut, është larguar nga vendi i ngjarjes. Pas tij janë nisur edhe djali i të ndjerit dhe një person tjetër, të cilët janë ndalur në momentin kur sulmuesi ka filluar të gjuaj me armë zjarri edhe ndaj tyre.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...