Përfituan para nga sigurimi për aksidente të kurdisura, paditen disa persona

Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal për gjashtë qytetarë, si të dyshuar për mashtrim, duke përvetësuar afër 2 milionë denarë, transmeton Portalb.mk.

“Të akuzuarit kanë paraqitur dëme për aksidente në komunikacion për vetura të njëjta me pronat të ndryshëm, duke shkaktuar dëm materiale për kompanitë e sigurimeve në vlerë të përgjithshme prej 1 875 068 denarë”, sqarojnë nga Policia.StrugaLajm

Raportohet që mashtrimin me sigurimin e automjeteve ata e kanë kryer nga viti 2017 deri në vitin 2020 përmes kompanive të ndryshme të sigurimit. Policia ka ngritur kallëzim penal ndaj P.J. (34), L.M. (27), A.T. (33), P.C. (24), B.B. (42) dhe M.B. (42).StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...