Përkrahje për Ziadin Selën edhe nga Amerika!

Në përkrahje të kryetarit të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela dhe partisë së tij nuk kanë munguar edhe ato nga SHBA-të.

Aktivistë të komunitetit dhe shoqatave shqiptaro – amerikane në mënyrë publike kanë shprehur përkrahjen për Selën dhe Aleancën për Shqiptarët, duke theksuar se ky subjekt është alterantiva e vetme e shqiptarëve në Maqedoni, që mund të bëjë një kthesë të fuqishme zhvillimi dhe avancimit të pozitës së shqiptarëve.

“Shqiptarët e Republikës së Maqedonisë – Iliridës, duhet të zgjohen nga gjumi dhe të përkrahin o sot o kurrë. Se nesër do të jetë vonë. Rreshtohu edhe ti për të ardhmen tuaj dhe të familjes tënde, kombit tënd, ja kemi borxh. Shqiptarët e Iliridës kanë një dr. Ziadin Sela. Duhet tia dalim bashkë me ndihmën e votën tuaj. Ma mir sot se nesër do të jetë vonë. Jo se them unë . Por është puna dhe vendosmerija e Ziadin Selës per Atdhe .
Te priftë e mbar me ne bashkē nga Amerika. E theva nje Betim . Por kjo ndodh vetëm për shqiptaret, qe jetojn jash kufijve tê shteteve shqiptare “, ka shkruar veprimtari Sab Gashi, i cili ka theksuar se janë shumë kongresmenë, ish-zyrtarë të Departamentit Amerikan të Shtetit dhe zyrtarë aktual të administratës amerikane që përkrahin figurën e Selës, si një politikan i ri në skenën politike në Maqedoni.StrugaLajm

Përkrahja vjen edhe nga shoqatat në Çikago, në Nju Jork dhe në disa shtete tjera të SHBA-ve. Sela është politikani i preferuar nga zv/ndihmës sekretari amerikan Hojt Ji, gjenerali i NATO-s, Uesli Klark, kryetari i LQSHA, Joe DioGuardi dhe shumë senatorë e kongresmenë amerikan. (INA)

In : Aktuale

Loading...
loading...