Përkujtohet aktori i parë profesionist shqiptar në Maqedoninë e Veriut, kush ishte Selim Ramadani?

Në Tetovë sot u mbajt një ceremoni përkujtimore në nderim Selim Ramadanit, aktorit të gjeneratës së parë të teatrit të Prishtinës dhe aktorit të parë profesionist nga Tetova dhe Maqedonia e Veriut.

Në këtë ngjarje të veçantë ishin të pranishëm aktorë të gjeneratës së parë të teatrit të Prishtinës, familjarë, dashamirë dhe miq të ngushtë të artistit të ndjerë, përcjell INA.

Fjala e rastit u mbajt nga Dr. Prof. Agim Vinca, shok i gjeneratës së tij, i cili vlerësoi kontributin e pazëvendësueshëm të Ramadanit në zhvillimin e teatrit shqiptar.

Vinca kujtoi momentet e artit të lartë të Ramadanit, si dhe rolin e tij të jashtëzakonshëm në ngritjen e nivelit të aktrimit dhe kulturës teatrale në Maqedoninë e Veriut dhe Kosovë.

Selim Ramadani, i lindur më 19 prill 1947 në Tetovë, kreu shkollën fillore dhe të mesme në vendlindje dhe më pas vazhdoi studimet në shkollën e lartë të Artit në Prishtinë.StrugaLajm

Ai është i njohur për interpretimet e tij të shkëlqyera në vepra të ndryshme dramatike dhe për kontributin e tij të madh në skenën teatrale. Ramadani luajti role të ndryshme në drama të njohura si “Mbreti Edip”, “Tri ditë të kiametit”, dhe shumë të tjera, duke lënë një trashëgimi të vyer në kulturën teatrale shqiptare.

Selim Ramadani ndërroi jetë në moshën 30-vjeçare më 24 gusht 1977, por ndikimi i tij në teatrin shqiptar mbetet i pashlyeshëm.

In : Aktuale

Loading...
loading...