Përleshje fizike dhe përdhunim në Burgun e Idrizovës!

Burgjet vazhdojnë të jenë pjesë e buletinit të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Pasi dje u regjistrua një rast tragjik në Burgun e Shuto Orizares, sot bëhet e ditur se një përleshje fizike ka ndodhur mes të burgosurve në Burgun e Idrizovës, transmeton TV21.

“Më datë 23.09.2024 në ora 23.27 në SPB Shkup, nga Burgu Idrizovë është denoncuar se i dënuari M.A.(31) është sulmuar fizikisht nga i dënuari 40-vjeçar, ku më pas e ka përdhënuar. Pas zbardhjes së rastit do të vijojë kallëzim penal”, qëndron në njoftimin e MPB-sëStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...