Përmbaruesit sipas terkut të vjetët, japin vetëm tre ditë afat

Gati katër muaj pas hyrjes në fuqi të Ligjit të ri për përmbarim, qytetarët ankohen se përmbaruesit pa asnjë paralajmërim ua bllokojnë xhirollogaritë. Gjithashtu thonë se edhe përkundër futjes së pagesës jashtëgjyqësore, me të cilën prej fillimit të vitit paguhet aq sa është borxhi, përmbaruesit edhe më tej “i qortojnë” dhe për faturë prej dy deri tre mijë denarë qytetarëve u paguajnë 15 mijë denarë ose më shumë, shkruan gazeta KOHA. Përmbaruesit kanë shpjegim për këtë situatë dhe thonë se nuk janë fajtor për këtë. Sipas përmbaruesit Gordan Stankoviç, problemi qëndron në atë se një nen nga Ligji i ri për përmbarim është keqinterpretuar si obligim që borxhliu të paralajmërohet se llogaria do t’i bllokohet.

“Detyrim i tillë nuk ekziston. Gjegjësisht, borxhliu merr urdhër për pagesë të detyrueshme dhe jo paralajmërim për bllokim. Pas pranimit të urdhrit ai duhet brenda tre ditëve ta paguajë borxhin, apo të përcaktojë llogarinë nga e cila do të paguhet dhe të japë informacione të ngjashme me cilat do të lehtësohet përmbarimi. Nëse nuk paguan, merr urdhër të dytë me të cilin fillon përmbarimi, por kjo nuk është patjetër të bëhet përmes bllokimit të llogarisë, por në tjetër mënyrë, si për shembull, konfiskim për të cilin vendos përmbaruesi, ndërsa ndonjëherë për mënyrën vendos edhe vetë borxhliu”, sqaron për KOHA Stankoviç. Sa i përket pagesës jashtëgjyqësore, e cila zbatohet për borxhet të energjisë elektrike, ngrohje, ujë, telefon, kabllovike dhe mirëmbajtjen e ndërtesave, ajo funksionon në atë mënyrë që përmbaruesi e njofton borxhliun për shumën dhe kërkon nga ai ta paguajë në afat prej 15 ditëve pa shpenzime shtesë dhe sipas vlerësimeve të përmbaruesve kjo do të funksionojë në fillim të verës, kur qytetarëve do t’ju mblidhen më shumë borxhe.

Arsye për këtë është se pagesa jashtëgjyqësore hynë në fuqi për borxhet e mbledhura nga 1 janari i këtij viti dhe vazhdon. E gjithë kjo të mos vjetrohen borxhet, kështu që shërbimet komunale kanë kohë të ngrejnë padi deri në fund të vitit. Gjithashtu, me rregullat e reja për përmbarim mund të kërkohet pagesë jashtëgjyqësore për 11 fatura të një borxhliu, edhe për atë të paguaj shtatë euro, njejtë si do të paguante për një. Për këtë, supozohet se borxhliu, gjegjësisht shërbimet komunale publike, operatorët e telekomit, EVN dhe kompanitë për mirëmbajtjen e ndërtesave do të presin për disa muaj dhe pastaj do ti “bombardojnë” qytetarët me kërkesa për pagesë jashtëgjyqësore të më shumë faturave dhe shuma më të mëdha. Stankoviç thekson se për momentin në zyrat e përmbarimit ndjehet një qetësi, por sipas vlerësimeve të tij, numër i madh i urdhrave për pagesë do të fillojnë të arrijnë në qershor, korrik apo gusht. “Dhjetë vitet e fundit në zyrë më kanë arritur 200 deri në 400 lëndë në muaj, ndërsa në Dhomën e përmbaruesve kanë arritur nga 120.00 deri 140.000 lëndë, kryesisht për pagesë nga qytetarët. Nga fillimi i këtij viti, gjegjësisht në janar, shkurt dhe mars në zyrë marr rreth 150 lëndë. Ka ndonjë ngecje, por me siguri borxhinjët i mbledhin gjësendet dhe së shpejti do t’i dorëzojnë”, thotë Stankoviç.  Ai shton se qytetarët nuk duhet të shpresojnë se do ta shmangin borxhin, por paralajmëron se kjo gjendje mund ta prish disiplinën e pagesës së qytetarëve, e cila me siguri do të lëshojë sepse nuk ka presion nga përmbaruesit. Ndryshe, pagesa jashtëgjyqësore zbatohet për faturat e ujit, mbeturinave, mirëmbajtjen e hapësirave të përbashkëta në ndërtesa, TV kabllor dhe telefon deri më 2.000 denarë, si dhe për ngrohje deri në 6.000 denarë për llogari individuale. Pagesa jashtëgjyqësore mund të kryhet njëkohësisht për më shumë fatura për ato shuma, por përmbaruesi mund ta paguajë vetëm shumën e përgjithshme të borxhit plus shtatë euro për angazhimin e tij. Pritet një tjetër përfitim nga pagesa jashtëgjyqësore, duke u angazhuar përmbaruesi për kërkesa të vogla, si për shembull prej 15, 20, 50 apo 100 denarë, të cilët deri më tani qytetarëve ju kanë shkaktuar dhimbje koke, sepse për ta përmbaruesit ju kanë marrë deri në 100 euro. Megjithatë, pavarësisht lehtësimeve nga Ligji i ri, qytetarët edhe më tej duhet të frikësohen nga përmbaruesit kur t’ju paguajnë borxhin e vjetër, gjegjësisht borxhin para vitit 2017, sepse në raste të tilla nuk zbatohet pagesa jashtëgjyqësore dhe fatura e fundit mund të jetë pesë ose më shumë herë më e madhe se detyrimi.

In : Aktuale

Loading...
loading...