Përmbyset autobusi me fëmijë në Bullgari

Një autobus me targa serbe, me fëmijë, është përmbysur sot në Bullgari.

Në aksidentin që ndodhi 217 km në drejtim të Sofjes, afër Stara Zagorës, ka të lënduar, ka konfirmuar për nova.bg, zëvendëskryesekretari i MPB-së, Stanimir Stanev.

Sipas tij, 12 persona janë lënduar, katër prej tyre të rritur dhe tetë fëmijë. Dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë, mes tyre një fëmijë dhe një i rritur.StrugaLajm

Sipas raportimeve, fëmijët po ktheheshin nga pushimet në bregdetin e Detit të Zi.

In : Aktuale

Loading...
loading...