Përse na bëhet mishi kokrra-kokrra?

Disa fenomene fizike janë me të vërtetë të çuditshme. Të dridhurat, teshtima, janë ato që nuk i kontrollojmë dot edhe nëse duam. E bashkë me to edhe ngjethjen e mishit, ose siç i themi ndryshe mishin kokrra-kokrra. Por, përse ndodh?
Ajo që duhet të dish së pari është se ky fenomen është i dobishëm. Ngjethja e mishit ndodh zakonisht kur kemi ftohtë, ose kur kemi emocione. Nuk është nevoja as ta thuash, por i ftohti dihet që nuk është një gjendje e favorshme për trupin. Era e freskët është OK, por të qenit i ekspozuar ndaj temperaturave afër zeros, për një kohë të gjatë dhe të ndjerit ftohtë, është një rrezik serioz për shëndetin. Trupi mund të humbasë të gjithë nxehtësinë e tij, duke na bërë të kalojmë në hipotermi.
Çfarë ndodh konkretisht? Konkretisht, receptorët e lëkurës komunikojnë me muskujt për situatën e rrezikshme (të ftohtë) dhe ngrenë poret e qimeve dhe i bëjnë më të ngurta. Poret në epidermë shfaqen si ënjtje të vogla dhe qimet, nga pozicioni normal horizontal, ngriten lart. Kjo i jep një mbrojtje shtesë lëkurës së ekspozuar ndaj të ftohtit dhe e ndalon të ftohtin të hyjë në brendësi të lëkurës. Në këtë mënyrë ne humbim më pak nxehtësi dhe është më e lehtë të ruajmë temperaturën normale të trupit (dhe të mos ftohemi shumë).

StrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...