Përse shqiptarët nuk kanë një Abraham Lincoln që do të neutralizonte përçarjet ideologjike!

Lebit Murtishi

( Formula është e thjeshtë, vetëm duhet ta
zbresim interesin personal nga kurrizi i
Shqipërisë).

Që nga koha e Skënderbeut dhe këtej, autoriteti
i asnjë udhëheqësi shqiptar nuk i kapërceu kufijt
e krahinës ose të regjionit nga vinte. Kanë ardhur
në pushtet emra të ndryshëm, por asnjëherë nuk
janë pranuar si figura qendrore që përfaqësojnë
gjithë Kombin Shqiptar; përherë ka pasur një
mospranim të brendshëm, përherë ka pasur një
refuzim të brendshëm ndaj udhëheqësit të vendit.
Janë respektuar sa kanë qënë në majë të pushtetit,
dhe sapo u kanë ,,rrëshqitur” këmbët, të gjithë
janë ngritur kundër tyre, duke i sharë e duke shpifur
kundër tyre për të bërat e të pabërat. Edhe sot, për
shembull, 75 vjetë pas përfundimit të Luftës së
Dytë Botërore, shpatat e kacafytjeve ideologjike
janë gjithnjë të mprehura. Ç’kuptojmë ne shqiptarët
me fjlët,, Baskim Kombëtar!- pajtim mes njerëzve
të thjeshtë, që kanë rënë në hasmëri për shkak të
një mezhde (që gjithsesi është pjesë e pajtimit të
përgjithshëm), apo bashkimin e forcave politike,
ideologjike, intelektuale, fetare, rajonale etj, etj,
të cilat kanë në dorë, si stabilizimin ashtu edhe
destabilizimin e vendit në kohë të caktuara!
Gjer në këtë pikë pajtohemi të gjithë besoj, se
pa pajtimin e të gjithëve nuk jemi të gjithë bashkë,
dhe pa qenë të gjithë bashkë, nuk ekziston Bashkim
Kombëtar. Por kur vjen puna te konkretizimi i këtij
ideali, menjëherë fillon ,,lufta” nga e para.
Kush është ai burrë që mund të përmend pajtimin
mes forcave të djathta dhe atyre të majta në hapësirën
tonë kombëtare! – Kush është ai autoritet që mund të
hapë gojën për pajtim mes partizanëve dhe ballistëve
për shembull, për ç’gjë edhe mbahet peng progresi i
gjithmbarshëm i shoqërisë tonë këtu e 75 vjetë të
shkuara. Po, kush është ai shqiptar që s’e ka pyetur
veten, një herë së paku, në jetën e vetë, se sa dëme
dhe sa rreziqe sjellin hasmëritë që mbajnë ndezur
zjarrin ideologjik brenda një populli të vogël!StrugaLajm

Me qënë se jetojmë në një sistem demokratik, ku
kanë të drejta të barabarta të gjitha rrymat politike
të luftojnë për pushtet, dhe përderisa në institucionet
e shteteve krijohen edhe koalicione të ,,panatyrshme”
ndërmjet dy rrymave politike, për ç’arsye të mos gjejmë
një moment ndër shumë momente dramatike që kemi
kaluar (mjafton të përmendim ngjarjet e vitit 1997 në
Shqipëri) dhe t’i themi mjaftë përçarjeve, t’i themi: Po
Bashkimit, t’i themi: Po Shqipërisë!
( Formula është e thjeshtë, vetëm duhet ta
zbresim interesin personal nga kurrizi i
Shqipërisë).StrugaLajm


Loading...
loading...