Përshëndetja e vitit 2017!

Muhamet Borova
“Më pritët me shumë shpresa,me shumë ëndrra, me shumë plane, me shumë lutje dhe dëshira.Shumica nga Ju që më pritën me gëzim, nuk arritën të më përcjellin.Më pritët që ti ruani shprehit e vjetra, sepse nuk dëshironi të ndryshoni. Erdha në zemrat tuaja me elanin vital por lakmia dhe egoizmi atë e shkatëruan. Ndryshoni vlerat negative,që ta ndryshoni edhe jetën.Shihni gjërat ashtu siç janë dhe jo ashtu siç ju thotë dikush.Tani po flisi se viti kaloj shpejt,por unë them se jeta juaj kalon shpejt, prandaj mos u merrni me gjëra triviale, që jetën ta jetoni ashtu siç dëshironi.Nuk më vjen keq që largohem ,por më vjen keq se shumica nga ju do të mbeteni të demoralizuar,por përsëri me shpresa.Bëhuni të lumtur duke e jetuar të sotmen dhe çdo ngjarje të jetë mësim për të ardhmen.Atë që e përjetuat gjatë 12 muajve të 2017 mos e harroni, le të regjistrohet në memorien tuaj kolektive.Mësoni që qëndrimet tuaja, planet dhe vizionet të mos lëkunden si fija e letrës në erë. Mos prisni kushte ideale, sepse ato asnjëherë nuk do të vinë.
Uroj që pasardhësi im 2018 tu sjellë më shum suksese,shëndet, më shumë fat, vende pune dhe pasuri.Uroj më shumë sinqeritet, më pak politik,më shum lumturi, më pak demagogji! Uroj të jeni mirë,sepse mirësia i bashkon të gjitha zemrat. Gëzuar vitin 2018!”StrugaLajm

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...