Pesë analizat e gjakut që të shpëtojnë jetën!

Testet e gjakut janë më të rëndësishmit për të treguar se diçka nuk po shkon në trupin e njeriut. Ato paralajmërojnë dhe identifikojnë për sëmundje të rrezikshme që mund të shfaqen jo vetëm pas moshës së mesme, por edhe në vitet e hershme.
Ndër shumë analiza, 5 prej tyre janë cilësuar si më të dosmosdoshmet për t’u kryer, për evidentimin e rrezikut të shfaqjes së disa llojeve sëmundjesh. Ja pesë prej tyre:

Apo B

Apo B (ApolipoproteinB) është një test gjaku i cili tregon rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare, sëmundjet e zemrës dhe enëve të gjakut. Ky test mat sasinë e Apo B e cila mbart substancat në gjak që ndihmojnë në krijimin e pllakave që bllokojnë arteriet.
Cilësohet të jetë testi më i saktë për të vlerësuar rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare. Mjekët besojnë se një test Apo B është më I saktë se një panel lipidi, për të evidentuar rrezikun e mundshëm nga sëmundjet e zemrës apo enëve të gjakut. Po kështu testi Apo B është një tregues i rrezikut për njerëzit me sindromë metabolike ose diabet, sepse LDL e tyre mund të jetë më e madhe ose më e vogël.

HbA1c

Testi HbA1c mat nivelin mesatar të sheqerit në gjak gjatë dy deri në tre muajve të fundit. Ky test është thelbësor për diagnostikimin dhe menaxhimin e prediabetit dhe diabetit. Përdoret gjithashtu për të monitoruar kontrollin e sheqerit në gjak tek njerëzit me diabet.

Testi hsCRP

Testi hsCRP mat nivelin e proteinës C-reaktive (CRP) në gjakun tuaj. CRP është një proteinë që prodhohet nga mëlçia, si një përgjigje ndaj inflamacionit në trupin tuaj. Nivelet e larta të CRP mund të jenë një shenjë e inflamacionit në arteriet tuaja.
Inflamacioni kronik jo vetëm është i dëmshëm për trupin por është lidhur ngushtë me një sërë sëmundjesh kronike, duke përfshirë sëmundjet kardiovaskulare, diabetin, kancerin dhe sëmundjen e Alzheimerit.StrugaLajm

Testi i tiroides

Një kontroll i tiroides përfshin disa teste që matin nivelet e hormoneve tiroide (T3, T4) dhe hormonit stimulues të tiroides (TSH) në gjakun tuaj. Ky test është thelbësor për diagnostikimin e çrregullimeve të tiroides si hipotiroidizmi dhe hipertiroidizmi.

Testi i vitaminës B12

Testi i vitaminës B12 mat nivelet e vitaminës B12 në gjakun tuaj. Vitamina B12 është thelbësore për funksionimin normal të sistemit nervor dhe prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut. Nivelet e ulëta të vitaminës B12 mund të shkaktojnë anemi, lodhje dhe dëmtime nervore.

Por këto janë teste të sugjeruara nga studimet. E rëndësishme është të konsultoheni me mjekun tuaj. Dhe të bëni analizat në ambulancën e lagjes suaj.

Për ata që preferojne privat, ne ju sugjerojme laboratorin Intermedica. Analiza të mbara!

In : Aktuale

Loading...
loading...