Pesë medalje për struganët e Drinit në “Ulqini Open 2023”

Ditën e shtunë (01.04.2023) në qytetin e bukur turistik në Ulqin, u zhvillua Turneu i 19 – Ndërkombëtar në Karate “Ulqini Open 2023″ organizuar në mënyrë të shkëlqyer nga K. K ” Ulqini” me trajner Ruzhdi Rama.
Në këtë turne morën pjesë mbi 900 sportistë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Kroacia, Bosnja, Serbia, Mali i zi.
Klubi i Karatesë “Drini” nga Struga, u paraqit me pesë sportistë, duke fituar po aq medalje, nga të cilat, një medalje ari dhe 4 medalje të bronzta.
Me medalje ari u stolis Hamza Zylali në kategorinë e seniorëve -84 kg.
Ndërsa me medalje të bronztë u stolisën: Azra Zylali, Enes Ajrush, Drini Hajredini dhe Loriana Ramo.
Në këtë aktivitetet, Unioni i Karatesë Shqiptare në RMV u nderua me një plaketë nderi, nga organizatori, për bashkëpunimin ndërvite. Me këtë rast të pranishmit i përshëndeti, Kryetari i Unionit të Karatesë Shqiptare në RMV, Alim Hajredini,StrugaLajm

StrugaLajm
In : Aktuale, Sport

Loading...
loading...