Petrit Pollozhan:Pollogu dhe rajoni jug-perëndimor ndër rajonet më të pazhvilluar

Nga Buxheti i vitit 2020 për zhvillim të barabartë rajonal janë ndarë  1.1 miliard denarë ose rreth 18 milionë euro. Nisur nga përvojat e deritanishme, jam skeptik që kjo shumë parash do të realizohet në tërësi. Përgjegjësi serioze për zhvillimin e pa barabartë rajonal duhet ta mbajnë të gjitha partitë shqiptare pjesëmarrëse në Qeveri

Nga Prof. Petrit POLLOZHANI

Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) është indikatori prezantues i nivelit të zhvillimit ekonomik. Ai është treguesi më besnik i aftësive prodhuese të një ekonomie kombëtare ose të një rajoni. Pjesëmarrja e PBB-së në lëmi të veçanta tregon strukturën e formuar ekonomike në një shteti apo rajoni. Në Maqedoninë e Veriut sektorët ekonomik dhe rajonet ndryshojnë sa i përket kontributit të tyre në formimin e PBB-së.StrugaLajm

Siç vërehet, tregtia me shumicë, ajo me pakicë dhe transporti (113.050 milionë den) dhe sektori i xehetarisë, industrisë përpunuese dhe energjetikës (101.425 milionë den) janë kontribuuesit më të fuqishëm në formimin e PBB-së në ekonominë e Maqedonisë së Veriut në vitin 2016. Ato në formimin e PBB-së marrin pjesë me rreth 42 %. Sektorët e cekur më sipër nuk janë lëmi propullzivë, të cilët mund të iniciojnë zhvillim intensiv të sektorëve tjerë. Me fjalë të tjera, një pjesëmarrje kaq e lartë e këtyre lëmive në formimin e PBB-së tregojnë për prezencën e një strukture depresionues ekonomike në Maqedoninë e Veriut. Industria e fazave më të larta përpunuese e cila mund të jetë lëmia më propullzive dhe bartëse e zhvillimit ekonomik, ka ngecje teknologjike dhe në masë të madhe varet nga importi. Lëmit si ajo e përpunimit të metaleve, prodhimi i automobilave, aparateve elektrike, prodhimet kimike etj. me avancimet teknologjike mund të rrisin dukshëm kontributin e tyre në PBB-në dhe të krijojnë strukturë drejtpeshuese ekonomike. Industria e lehtë, si ajo e drurit, tekstilit, këpucëve, përpunimit të qumështit, pemëve, perimeve etj., edhe pse kanë traditë, atyre u nevojitet përkrahje financiare për aplikimin e teknologjive të avancuara.

Sektori i bujqësisë në vitin 2016 në Maqedoninë e Veriut është lëmia më depresionuese dhe kontribuuesi më i dobët në formimin e PBB-së (54,559 milionë denarë) ose pjesëmarrja e tij relative në PBB është vetëm 10.5 %. Kjo tregon se subvencionimi i bujqësisë nuk ka dhënë efektet e dëshiruara. Sot gati 1/3 e tokës nuk punohet, gati gjysma e vlerës i takon prodhimtarisë primare dhe gjysma tjetër asaj përpunues. Vlerësoj se në bujqësi duhen lehtësime financiare për kompanitë e përpunimit, për të aplikuar teknologji më të avancuara. Sa i përket kontributit të sektorëve në formimin e PBB-së nëpër rajone ato kryesisht përcjellin proporcionet e ekonomisë nacionale.StrugaLajm

PBB përveç treguesit të strukturës ekonomike të një ekonomie nacionale është dhe indikator reprezent për të shprehur dhe diferencat e zhvillimit ekonomik rajonal. Nga të dhënat e tabelës së mësipërme mund të vërejmë se në Maqedoninë e Veriut ekzistojnë diferenca të thella rajonale. Në vitin 2016 Rajoni i Pollogut në PBB-në e Maqedonisë së Veriut kontribuon me vetëm 36,820 milion denarë ose me pjesëmarrje relative prej 6.7%. Kontribuues më i dobët është vetëm Rajoni veri-lindor (27,706 milion denarë) ose pjesëmarrja relative e tij në PBB-në arrin vetëm 5%. Të gjithë rajonet e tjera kanë pjesëmarrje më të lartë të PBB-së. Struktura ekonomike në këto dy rajone është më depresionuese krahasuar me atë të ekonomisë nacionale. Ajo mund të vërehet në pjesëmarrjen më të ulët të PBB-së në sektorin e xehetarisë, energjetikës dhe industrisë përpunues. Ky sektor në vitin 2016 në Rajonin e Pollogut merr pjesë me 3,893 milionë denarë dhe Rajoni veri-lindor me 3,817 denarë.

PBB është tregues tejet i rëndësishëm për të shpreh nivelin e mirëqenies ekonomike të popullsisë së një ekonomie nacionale ose rajoni. Mirëqenie më të ulët në Maqedoninë e Veriut ka popullsia e Rajonit të Pollogut, që mund të vërehet nga të dhënat mbi PBB-në për frymë banori.

Rajoni i Pollogut edhe pse me numra absolut gati ka dyfishin e PBB-së për frymë banori nga 67,789 milionë denarë sa ishte në 2005 në 132.538 milionë denarë, më 2016 pjesëmarrja e tij relative ndaj mesatares shtetërore shënon një rënie të lehtë nga 47.4% (2005) në 46.2% (2016). Në Rajonin jug- perëndimor në të cilin pjesëmarrja e popullsisë shqiptare është shumicë, PBB për frymë banori edhe pse u rrit për mbi 2 herë nga 93.943 milioën denarë (2005), në 222,135 milionë denarë (2016) dhe pjesëmarrja relative ndaj mesatares shtetërore shënon rritje nga 67.0% (2005) në 77.4% (2016) ai akoma ngel ndër mesataren e ekonomisë nacionale. Me fjalë të tjera, në vitin 2005 PBB për frymë banori i këtij rajoni ishte për 33.0% më i ulët nga mesatarja e ekonomisë nacionale dhe në vitin 2016 ai po ashtu ishte më i ulët për 22.6%. PBB për frymë banori më të lart ka pas Rajoni i Shkupit si në vitin 2005 vlera e të cilit arrin në 231.059 milion denarë ose 64.9% mbi mesataren e vendit ashtu dhe në 2016-ën, i cili kap vlerën prej 411.575 milion denarë ose 43.4% mbi mesataren e ekonomisë nacionale. Pas rajonit të Pollogut pjesëmarrje më të ulët të PBB-së për frymë banori nga mesatarja e vendit ka pat Rajoni veri-lindor. Rajoni i Pellagonisë dhe ai Lindor në vitin 2016, kanë PBB për frymë banori gati sa mesatarja e vendit, ndërsa Rajoni i Vardarit dhe ai jug-lindor kanë patur PBB për frymë banori më të lartë nga mesatarja e vendit

Zhvillimi jo i barabartë rajonal kërkon mjete financiare, të cilat në Maqedoninë e Veriut gjatë gjithë periudhës së tranzicionit kanë munguar. Mjetet financiare gjithnjë ishin mospërfillëse, të cilat gjatë realizimit edhe më shumë janë tkurr. Nga buxheti i vitit 2020 për zhvillim të barabartë rajonal janë ndarë  1.1 miliard denarë ose rreth 18 milionë euro. Nisur nga përvojat e deritanishme, jam skeptik që kjo shumë parash do të realizohet në tërësi. Përgjegjësi serioze për zhvillimin e pa barabartë rajonal duhet ta mbajnë të gjitha partitë shqiptare pjesëmarrëse në Qeveri.


Loading...
loading...