PEZULLOHET BASHKËSIA LOKALE E f.Vranishtë-Ja arsyeja

Si rezultat i aktiviteteve të paligjshme të disa anëtarëve të Bashkësisë Lokale të f.Vranishtë si dhe të disa personave të tjerë, të cilët me veprime të njëanshme jashtëligjore që ndërmorën aksionin për ndërtimin apo vendosjen e policeve të shtrira apo kodrave në aksin rrugor regjional Strugë – Dibër, Njësia për Bashkëpunim me Bashkësitë Lokale,Mbrojtje dhe Shpëtim në bisedë e sipër me anëtarët e BL Vranishtë, i pezulloi dhe i detyroi të dorëhiqen anëtarët e Bashkësisë Lokale në f.Vranishtë duke kërkuar përgjegjësi prej tyre në rast se konstatohet përfshirja e tyre në veprime të paligjshme.


Siç ëshë njohtuar opinioni para disa ditësh në aksin rrugor Strugë – Dibër u vendosen në mënyrë të njëanshme, pa leje dhe pa u penguar nga organet përkatëse në mënyrë jashtë ligjore nga firma “Ilinden”Strugë, u vendosen policet e shtrira apo kodrave në rrugë të cilët pengojë komunikacionin normal rrugor në këtë rrugë regjionale.
Banorë që frekuentojnë këtë aks rrugor të revoltuar nga ky veprim joligjor reaguan deri te Bashkësia Lokale në Veleshtë, e cila dërgoi një shkresë deri te Ministria e Transportit dhe Lidhjeve për shqyrtimin e veprimit të njëanshëm të banorëve të f.Vranishtë dhe të ndërmarrjes “Ilinden” Strugë në ndërtimin e policeve të shtrira apo kodrave edhe në pjesën e rrugës që kalon nëpër Veleshtë.
Dje inspektorati republikan për rrugë publike realizoi inspektim në vendnjgjarje dhe ditëve në vazhdim pritet raporti përfundimtar.
-NJËSIA PËR BASHKËPUNIM ME BASHKËSITË LOKALE MBROJTJE DHE SHPËTIM-StrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...