Pipero, mjeku I njohur , thirrje shqiptarëve

Doktori Pëllumb Pipero, ka dhënë garanci personale se në asnjë moment mjekëve nuk do tu duhet të zgjedhin mes pacientëve të infektuar me Covid-19, se cili prej tyre, do të marrë më parë mjekimin e nevojshëm.

Referuar deklaratës së ministres Manastirliu, e cila tha nga foltorja e Kuvendit se nëse situata do të mbingarkohet, mjekëve do tu duhet të zgjedhin mes pacientëve, Pipero tha se nuk do ta lejonte të ndodhte kjo gjë.

Mjeku shtoi se ata kanë vite nëpër spitale dhe nuk kanë vetëm pak muaj eksperiencë, duke besuar në aftësinë e doktorëve për të përballuar edhe një rast mbingarkese.StrugaLajm

“Jap garanci personale. Nuk jam mjek që kam vetëm një vit karrierë. Kemi vite këtu ne. ndodhi në vendet e tjera, sepse në fillim nuk dinin asgjë, tani dimë gjithçka,”- tha Pipero.

In : Aktuale

Loading...
loading...