Piromanët e lidhur me politikën i vën zjarrin deponisë në Strugë?

 

Deponia e qytetit të Strugës, kohëve të fundit siç duket ka dalë prej kontrolli dhe për çdo ditë po helmon qytetarët me tymin që nxjerr. Para disa javësh, qytetarët e Strugës u përballën me një katastrofë ekologjike, si pasojë e djegjes së deponisë. Nga administrata komunale dhe zjarrëfikësit akuzuan se zjarri ishte vënë qëllimisht. Për 1 javë rresht zjarrëfikësit po tentonin të shuanin zjarrin, ndërsa komuna angazhoi disa kompani private që gjatë tërë kohës hidhnin dhé dhe rërë për ta mbuluar atë. Mirëpo kjo nuk zgjati shumë sepse ditëve të fundit, deponia po digjet sërish. Siç mëson Strugalajm, gjatë ditës së sotme, ka filluar të digjet edhe pjesa veriore e deponisë, e cila asnjëherë më parë nuk ka qënë e përfshirë nga zjarri.Ndërkohë   ka zëra që ky zjarr ëshë vënë qëllimisht dhe me arsye politike, që lidhen edhe me protestat e organizuara nga një grup qytetarësh të afërt me një garnitur politike.StrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...