PLAGJIATORËT AS NGJYRA E KUQE NUK I SKUQ!

Shkëlzen Halimi

Ne kemi nevojë për kuadro profesionale, që janë të aftë, të moralshëm, të ndërgjegjshëm dhe të përgjegjshëm. Në universitetet tona duhet t’i japim fund prodhimit të analfabetëve që s’lodhen fare duke pritur në sportelet partiake të punësimit. Është koha e fundit që “prodhuesit” e analfabetëve t’i nënshtrohen vetingut, përkatësisht t’i nënshtrohen verifikimit të thellë të dëshmisë se ata vërtet me shumë punë kanë arritur t’i mbrojnë disertacionet e tyre dhe se titujt e marrë janë fryt i një angazhimi më të gjatë. Pra, universitetet shqiptare në Maqedoni (pse jo edhe më gjerë) duhet ta kalojnë katarsisin, përkatësisht pastrimin nga e keqja. Me këtë do të pastrohet edhe shoqëria shqiptare. Sa më parë, aq më mirë. Sa më vonë, aq më keq. Në të kundërtën, do të fundosemi edhe më shumë në llumin e politikave të gabuara, për të cilat askush nuk mërzitet fare, bile as për plagjiaturat e as për hajnat e punimeve shkencore, të cilat i prezantojnë si të vetat. Sepse kanë thënë: në një vend që qeveriset keq, pasuria e vetme është turpi, që gëlltitet lehtë pa u turpëruar fare, as nga vetvetja…Ata as ngjyra e kuqe nuk i skuq….StrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...