Plani i PDSh-së për ta shqelmuar fukarallëkun

Bardhyl Dauti

Një pjesë e platformës ekonomike e Partisë Demokratike Shqiptare e sinkronizuar edhe në programin qeveritar, rreth amnestisë fiskale po bëhet realitet.

Në mbledhjen e 96-të, të qeverisë u miratua propozim ligji për përkrahje financiare të njësive të vetëqeverisjes lokale dhe shfrytëzuesve individual, të themeluar nga njësitë e vetëqeverisjes lokale për financimin e borxheve të pashlyera, në masën prej 51% nga shuma e deklaruar e borxheve komunale, të afatizuara deri më 30 Shtator 2018.StrugaLajm

Për këtë qëllim me rebalans të buxhetit të Republikës së Maqedonisë janë siguruar 49.3 milionë euro. Pritet që pas kësaj pakoje financiare qeveritare për komunat, të rritet kualiteti i ofertës së të mirave publike nga qeverisja lokale, si në arsim, infrastrukturë e tjera.StrugaLajm

Platforma ekonomike e PDSH-së, tash më pjesë të saj të përfshira edhe në planprogramin qeveritar, po jep frytet e para për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë.
B.D!


Loading...
loading...