Platini propozon që futbolli të luhet me 10 lojtarë

Ish-presidenti i UEFA-s, Michael Platini, ka propozuar që skuadrat të luajnë me nga 10 lojtarë në fushë.

Sipas tij futbolli do të ishte më atraktivë nëse do të largohej një lojtarë.

“Ndoshta duhet të nxjerrim një lojtarë dhe të luajmë me 10 gjithsej. Ne kemi luajtur futboll me 11 lojtarë në vitin 1900, por në atë kohë vraponin më pak se sot, ata nuk ishin më të fortë se lojtarët tani. Kështu ndoshta do të ishte më mirë nëse do të kufizohej numri i lojarëve pasi do të kishte më shumë hapësira”, u shpreh Platini.StrugaLajm

Kjo ide e ish-futbollistit padyshim se do të sillte revolucion të madh në botën e futbollit modern.

Kujtojmë që Platini ka qenë një lojtar mjaft i suksesshëm ku ka pasur suksese të mëdha me klube dhe kombëtare.

In : Aktuale

Loading...
loading...